Ekskluzive – Shteti posedon video që dëshmon dhunimin e të miturës nga këngëtari Gjiko


Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën. Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale.

“Gjatë kohës sa qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [viktimën] duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.

ëngëtari Asdren Gjikolli-Gjiko, në mars të vitit 2017, është njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, se ndaj tij është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim i të miturës.

Aktakuza të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përveç për dhunim e ngarkon Gjikon edhe me tri vepra të tjera penale: posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale.

Këto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjatë viteve 2015-2016.

Sipas aktakuzës me datat 27-28 korrik 2015, Gjiko ka rënë në kontakt me të miturën (emër i njohur për redaksinë), banore në SOS Fshat, e më pas e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Pas këtyre premtimeve të Gjikos, sipas aktakuzës e mitura ka pranuar të shkoj në banesën e tij në lagjen Arbëria, në Prishtinë ku ai dyshohet se e kishte droguar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

“E dëmtuara ka pranuar që të shkoj në banesën e të pandehurit dhe pasi që i pandehuri Asdren Gjikolli ka shkaktuar dehjen e saj me anë të substancave narkotike – marihunaë, me të dëmtuarën ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Për këto veprime Gjiko akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Në dosjen e siguruar nga Gazeta Insajderi, prokuroria pretendon se ka prova të pakontestueshme duke përfshirë video, fotografi e materiale tjera për veprat për të cilat e akuzon Gjikollin.

Gjatë bastisjes në banesën e Gjikollit në Prishtinë, gjithashtu policia kishte gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë. Për çka Gjikollin, e ngarkon prokuria me veprën penale, posedim i pa autorizuar i narkotikëve.

Përveç kësaj, atij i është gjetur në banesë edhe një armë dore.

“Është vërtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje përkatëse të organeve kompetente ka mbajtur një armë – pistoletë e tipit “Ekol” e cila i është konfiskuar nga zyrtarët policor”, thuhet në aktakuzë.

Baby Boo