Ekskluzive: Opozita shqiptare do ta kalon ndihmat e qeverisë për qytetarët!


Pavarësisht taktizimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, që të mos votohet pako e pestë ekonomike, opozita shqiptare ka vendosur të sigurojë kuorumin e nevojshëm për votuar pakon e pestë ekonomike e për tu dalë në ndihmë bizneseve të goditura nga kr*iza e pandemisë dhe qytetarëve me nevojë.

Duke marr parasyshë se disa deputet nga shumica janë të prekur nga virusi Covid-19, opozita shqiptare ka vendosur që t’i zëvendësoj deputetët e sëmurë duke marr parasysh rëndësinë e ligjit për të cilin bëhet fjalë.
Burime brenda koalicionit opozitar thonë se këtë vendim e kanë marrë pasi detyrë e tyre është që të gjejnë zgjidhje problemeve me të cilat përballen qytetarët, siç është problemi i shtetësisë për të cilin opozita ja arriti qëllimin po edhe pakon e pestë të ndihmave të cilën ka vendosur ta mbështes.

Baby Boo