Ekskluzive: I vrari mbrëmë në Prishtinë dyshohej për ekzekutimin e dy personave dy muaj më parë në Çair


Blerim Daci është ekzekutuar pasditen e djeshme në Prishtinë në rrethana ende misterioze.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Daci ishte si i dyshuar për vrasjen te kalaja në Shkup që ndodhi tre muaj më parë.

Behet e ditur se viktima në Prishtinë ishte i dyshuari kryesor nga organet e Maqedonisë Veriore në hetimet preliminare të vrasjes së dyfishtë në Çair të Shkupit.

Vrasja kishte ndodhur pranë një shisha bari në Çair ku kishin mbetur të vdekur Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni të njohur ndryshe me nofkat si “Laçi” dhe “Zhilla”.

Baby Boo