Ekskluzive/ Flet nëna e vajzës që babai donte të abuzonte me të: Shteti duhet të marrë masa ose do e vras vetë


Mamaja e vajzën në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Dhorjela Çule, ka treguar të gjithë ngjarjen shokuese me detaje.

Vajza ka bërë ditën e sotme kallëzim në polici, ku 37-vjeçari është arrestuar. Ajo kishte arritur që të regjistronte bisedat e babait, i cili dyshohet se ka qenë në efektin e hashashit.

Intervista e plotë:<iframe width=”853″ height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/irKucozFh7U” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Dhorjela Çule: Çfarë ka ndodhur?

Zonja:

Jam një nënë me tre fëmijë, kam një vit që jam ndarë me tim shoq jo nga avokati thjesht kam ikur se nuk kaloja mirë, por më ka ndodhur diçka që nuk mund ta besoj as vetë se si ka ndodhur.

ka vajtur vajza tek babai e ka takuar, normal që do shkonte pasi e kishte baba nuk mund ta ndaloja dot. Është në një moshë që nuk mund të ndalohet, shkon tek i ati, do rrinte atë natë atje.

Ai nga pija që kishte konsumuar hashash çfarë kishte pirë nuk mund ta shpjegoj dot. I kishte thënë fjalë banale vajzës, disa fjalë që nuk mund të ja thoshte pasi e ka fëmijë.

Vajza e kishte marrë me qetësi pasi nuk ka dashur që të ndodhë diçka që do të ishte fundi domethënë, për atë.

Çdo gjë e dëgjonte, ky i kishte thënë fjalë që ta zinte (kryente marrëdhënie) fëmijën e vet. Vajza i kishte regjistruar të gjitha këto dhe mbas kësaj vajza kishte folur me shoqen e vetë.

Gjatë gjithë natës ajo ka folur me shoqen e vetë dhe i ka thënë që babai po më flet.

Në orën 4 e 30, 5 i kishte thënë më dërgoni një makinë që të vijë se përndryshe do të bëhet çdo gjë.

Kjo kishte dalë duke e gënjyer se është në punë. E kishte përcjellë ai deri tek rruga. Kishte ardhur vajza në Korçë, kishte shkuar tek shoqja e vet dhe unë në atë moment sa vajta në punë nga ora 6 pa ca, nuk e di mirë orarin, më merr dhe më thotë.

U habita çne kjo në këtë orë dhe më thotë “Vajza është tek unë, po pse i thashë unë nuk është nga i ati.

Më tha kanë ndodhur ca gjëra do të ti them. Kishte folur Rodolfi ka dashur që të bëjë çdo gjë me të bijën, dëshironte të kryente mardhënie. Dola nga puna, vijë në shtëpi, konsultohem me vajzën që ishte në një gjendje që as vetë se di.

Nuk mund ta imagjinoj dot që i ati të bëjë ato veprime. Nuk arriti që ta bënte dot atë gjë. Që ti flas fëmijës në atë mënyrë që dua të bëj këtë me ty.

Dhorjela Çule: Kishte tentuar bashkëshorti juaj me forcë?

Zonja:

Jo me dorë nuk e kishte ngacmuar, këto janë thjeshtë biseda. Por, atë komunikim ai nuk duhet që ta bënte më fëmijën e tij.

Çfarë bëtë kur e mësuat këtë gjë, shkuat ta denonconit?

Po kam marrë vajzën kam shkuar në polici kemi dhënë atë që na kërkoi policia, kemi dhënë deklaratën edhe bisedat që kishte vajza(regjistrimet audio).

E sollën atje ish-bashkëshortin, u përballëm me të dhe i tha vajza e vet të atit, çfarë dëshire kishe i tha më thuaj.

I ati i tha që unë nuk di se çfarë kam folur.

(Vajza) I tha e di shumë mirë ti dhe mori telefonin dhe ja dha policit në dorë dhe hapi regjistrimin.

Polici i tha ky që ke folur këtu je ti, nuk jam unë.

Pastaj e nxorën jashtë dhe deklarova që nëse ju nuk merrni masa, masat do ti marr vetë.

Dhorjela Çule: Vajza i ka mbushur 18 vjeç?

I ka mbushur që në dhjetor ka hyrë për 19.

Dhorjela Çule: Çfarë gjendje psikologjike është vajza?

Zonja: Si mund të jetë vajza?! Mirë që ka shpëtuar se mund të ishte edhe e vrarë. Normale që nëse ai do ta përdhunonte, ai do ta vriste, sepse nuk kishte rrugë tjetër Do vriste veten do vriste edhe fëmijën. Unë ato i kam fakte, edhe shteti nëse nuk i bën gjë që ta mbajë atje, unë do ta vras vetë.

Dhorjela Çule: Herë tjetër e ka ngacmuar?

Zonja: Thjesht nuk më ka pëlqyer se kur kam qenë atje ishte afruar shumë më të bijën, e donte shumë kohët e fundit, por thoja me vete e ka vajzë nuk kisha ndonjë dyshim.

Jam shumë e habitur si i ka shprehur ato fjalë si mund të ja kërkosh një fëmije si mund të ja shprehësh ndjenjën një fëmije kur e ke gjakun tënd.

Jam shumë në ankth,sepse nëse ai është i lirë mund të bëjë çdo gjë.

Vajza ka mundur që të regjistrojë disa nga ato çfarë i ka thënë babai i saj.

Më poshtë janë disa nga audiot e regjistruara.

Vajza: Nuk duhet të flasësh me mua

Babai: Dakord

Vajza: E po atëherë? Unë nuk bëj budallallëqe

Babai: Nuk është budallallëk, është gjë e zotit ajo

Vajza: Edhe çlidhje ka me mua?

Babai: Ka lidhje, ta dish

Vajza: Nesër flasim.

Babai: E di mo babi e di, mos ki merak. Kemi ndjenja, unë kam ndjenja, ndjenjat nuk komandohen

Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen, jo aty ku nuk duhen.

Babai: Edhe aty ku nuk duhet se nuk i komandon dot ndjenjat

Vajza: Je në vete o ba?! Më ke evlat (fëmijë), je në terezi. Mos fol budallallëqe, ti je babai im.

Babai: Është ndjenjë nuk komandohet

Baby Boo