Ekskluzive/ “E tërhoqi gropa poshtë, nxori shkumë nga goja” rrëqethëse vdekja e 22-vjeçarit


Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku një 22-vjeçar humbi jetën.

Sipas burimeve për JOQ.al, 22-vjeçari me iniciale E.S, kishte hyrë në det me shokët e tij për t’u larë dhe një gropë thithëse me forcë të madhe tërheqëse e mori për poshtë.

Dëshmitarët nga vendngjarja shtojnë ekskluzivisht se miqtë e viktimës e kishin tërhequr lart, por ai kishte nisur të nxirrte shkumë nga goja dhe më pas e kishin lëshuar.

I riu me origjinë nga Peshkopia dhe banim në Tiranë, u nxor i pajetë në breg nga dallgët dhe u mbulua me peshqir deri në momentin që ambulanca e një spitali privat mbërriti në vendngjarje.

Miqtë e tij kishin lajmëruar policinë dhe ambulancën shtetërore, por sipas burimeve, në telefon i kishin thënë “se sezoni nuk ishte hapur ende”.

Baby Boo