Ekrem Bajrami magjistër i ri i shkencave juridike


Sot, në Universitetin Ndërkombëtar Gostivar, studenti Ekrem Bajrami mbrojti me sukses tezën e masterit me temë: “Dënimet alternative si pjesë e sanksioneve penale në Republikën e Maqedonisë së Veriut një qasje krahasimore me Republikën e Kosovës”, nën mentorim te Prof. Dr. Sejfulla Osmani.

Shkruan Bajrami në Facebook: ” Rrugëtimi im deri këtu nuk ishte aspak një detyrë e thjeshtë dhe e lehtë.
Përfundimi i tezës së masterit e vlerësoj si hap shumë të rëndësishme në jetën time. Në fund të kësaj periudhe intensive e gjej të arsyshëm të shpreh mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për ata të cilët më kanë përkrahur dhe mbështetur deri këtu.
Së pari e falenderoj te madhin ZOT që më mundësoj të jem këtu ku jam sot, pastaj shpreh falënderimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që më kan ndihmuar dhe udhëzuar gjatë përfundimit të këtij rrugëtimi, vecanarisht falenderoj familjen time dhe njerëzit më të dashur për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer që ma kanë dhënë.
-Më në fund “Magjistër i shkencave Juridike #Elhamdulilah ☝️”

Baby Boo