Ekonomisti serb: Bizneset tona janë goditur nga taksa, ja sa milionë do t’i humbim!


Vendosja e taksës në masën 100% për gjitha produktet e Serbisë ka nxitur reagime të shumta në Beograd. Përpos politikanëve, për këtë rast është deklaruar edhe Dhoma e Tregtisë në Serbi të cilët janë shprehur të zhgënjyer me vendim e Qeverisë “Haradinaj”.

Kryetari i kësaj dhome, Aleksandër Radonoviq ka deklaruar se taksa në fjalë ka dëmtuar në masë të madhe bizneset serbe. “Kjo masë ka prekur shumicën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, u shpreh ai, transmeton Indeksonline

Përpos bizneseve, Radonoviq aludoi se masa për produkte ka prekur në mënyrë direkte gjithë konsumatorët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Ato janë të drejtuara kundër të gjithë qytetarëve në Kosovë, pasi paratë nuk e dinë se cila kombësi është blerësi”, është deklaruar ai.

Baby Boo