“Ekonomia po futet në menopauzë”


Zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë kërkoi falje pas deklaratave se ekonomia e Britanisë së Madhe po futet në menopauzë.

Ben Broadbent e përdori shprehjen gjatë një interviste për të përshkruar ekonomitë, që sipas tij e kanë kaluar kulmin e tyre dhe nuk janë më të fuqishme.

Ai tha se vendi e ka kaluar pikun e produktivitetit.

Më vonë ai kërkoi falje për fjalët, duke thënë se nuk i kishte zgjedhur siç duhet.

Komentet e tij nxitën një reagim të ashpër.

Profesorja e ekonomisë, Sarah Smith tha se komentet e tij nuk ishin të nevojshme.

“Është një fyerje për femrat. Nuk e kisha menduar kurrë se menopauza nuk është produktive”,- tha ajo.

Baby Boo