Ekolog donacion në drejtim të lu*ftës kundër pandemisë arriti në vend


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane z. Bujar Osmani në rolin e Koordinatorit për Ndihmë të Huaj në vend sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane pranoi donacionin e testeve SARS-COVID19 për diagnostikimin e virusit KOVID-19. Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog” Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin për Shëndet Publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë pranim- dorëzimit shprehu mirënjohje deri tek biznismenët për këtë donacion “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19 natyrisht mirënjohje të veçantë për z. Destani z. Viqa dhe z. Ejupi për donacionin e sotëm i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në ballafaqimin me pandeminë” – theksoi Osmani gjatë dorëzimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve gjatë takimit theksoi se ky është vetëm një kontribut i vogël në lu*ftën e vendit me pandeminë botërore me shpresë të nxitjes së sipërmarrësve tjerë për tu kyçur në këto aktivitete humanitare.

Baby Boo