Eko-harta është vegël e re përmes cilës qytetarët mund të raportojnë problemet mjedisore

ilustrim

Vegla e re mjedisore për qytetarët, Eko-harta, u prezantua sot në ditën e dytë të Konferencës kombëtare për klimën, e cila është pjesë e projektit “Të flasim për ndryshimin e klimës” nga Eko-vetëdija (Eko-svest), CNVP Maqedoni dhe DEM, me mbështetje financiare nga BE-ja, shkruan Meta.mk.

Kjo vegël interaktive është krijuar për të mundësuar krijim të hartave lidhur me problemet e ndryshme mjedisore në të gjithë vendin, të cilat më pas, përmes shoqërisë civile dhe institucioneve kompetente, do të zgjidhen bashkërisht dhe do të merren masat e duhura. Qëllimi është që qytetarët, shoqatat ekologjike dhe institucionet shtetërore të përcaktojnë reciprokisht dhe të shkëmbejnë të dhëna dhe informacione mbi problemet mjedisore dhe të koordinojnë aktivitete për zgjidhjen e tyre.

“Bërja e hartës filloi në vitin 2020 dhe u finalizua këtë vit, pas disa seancave për të përmirësuar funksionalitetin. Eko-harta është bërë nga një kombinim i disa hartave ekzistuese me lokacione nga institucionet shtetërore dhe është një vegël për shënimin e eko-problemeve dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike. Do të azhurnohet vazhdimisht dhe do të përmbajë fotografi dhe ngjarje nga probleme të ndryshme mjedisore, të cilat qytetarët do të jenë në gjendje t’i raportojnë, të tilla si djegia e pyjeve, djegia e mbeturinave, deponitë ilegale dhe të ngjashme. Të dhënat nga aplikimet e qytetarëve do të analizohen, do të zgjidhen dhe do t’u paraqiten autoriteteve për të ndërhyrë”, tha Angel Kuzmanov, koordinator i projektit “Le të flasim për ndryshimin e klimës” në prezantimin e Eko-hartës.

Ai shpjegoi në një video të shkurtër qasjen deri te Eko-harta, e cila është standarde, dhe tha se ajo do të azhurnohet dhe zgjerohet vazhdimisht me një listë të institucioneve kompetente dhe adresat e tyre të postës elektronike. Qëllimi është që secili institucion të ketë grupet e veta të përdoruesve për të komunikuar me ankuesit e problemeve ekologjike. Prandaj, Eko-harta është e ndarë në përdorues të përgjithshëm, përdorues të avancuar dhe administratorë-përgjegjës për grupet e reja të përdoruesve. Kjo me qëllim që të shmangen raportet e rreme. Eko-harta së shpejti do të jetë në dispozicion si aplikacion edhe në celular, kështu që qytetarët do të mund të fotografojnë ndonjë problem ekologjik dhe ta raportojnë atë tek autoritetet aty për aty. Në përgatitje e sipër është një video e shkurtër informuese që së shpejti do të prezantohet në publik dhe në shkolla. /Portalb.mk

Baby Boo