Eko Guerilla reagon pas përgjigjes së Zaevit, për transportin publik


Sot në tribunën me qytetarët e Tetovës, ku kryeministri Zoran Zaev u përgjigj në pyetjet e qytetarëve, OJQ-ja Eco Guerilla i parashtroi disa pyetje Zaevit ndër të tjera edhe pyetjen, se pse nuk mundësohet transporti publik në Tetovë.

Zaev në këtë pyetje u përgjigj: ‘Ne nuk mund të vëmë në funksion transportin publik, përderisa nuk mund të sigurojmë vende pune për ato taksist që punojnë në Tetovë’

Me këtë përgjigje nuk u pajtua shoqata Eco Guerilla ku në qëndrimin e tyre thuhet: ‘Në çdo qytet urban transporti publik është i instaluar dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që taksistët të kryejnë punën e tyre. Transporti publik është i domosdoshëm në çdo qytet, sepse zhbllokon trafikun, ul kaosin dhe mundëson që të ulet niveli i ndotjes’ thuhet në reagimin e tyre.

Kryetarja e Kumunës së Tetovës, që në mandatin e saj të parë ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi, por sot plot 5 vite qeverisjeje nuk ka arritur të vë në funksion transportin publik.

Baby Boo