EKO-AUTOBUS I RI NË QYTET, NESËR HAPET EDHE KONKURSI PËR SUBVENCIONIMIN E BIÇIKLETAVE


Ekoautobus i ri do të jetë në qarkullim në linjën Autokomand – Saraj. Ekoautobusi me numrin dy u prezentua sot nga kryetari i Qytetit të Shkupit i cili u tha se ky autobus do të ul dukshëm shpenzimet e ndërmarrjes Publike për Qarkullim si dhe, do të kontribuojë në pastërtinë e ajrit. Veç tjerash, me qëllim ruajtjen e ambientit Shilegov paralajmëroi edhe konkursin për subvencionimin e biçikletave, ku do të mund të aplikojnë edhe personat me invaliditet fizik. Ai theksoi se me intensitet të lartë po punohet edhe në ndërtimin e korsive për çiklistë.

“Bëhet fjalë për autobus efikas energjetik, i bërë ekskluzivisht për transport publik me konsum të reduktuar të gasit. Krahasuar me shpenzimet e autobusëve disel, ky autobus harxhon dy her më pak që do të thotë se në mënyrë shtesë do t’i ul harxhimet e Ndërmarrjes Publike për Qarkullim. Përparësia e tij më e madhe është se transmeton në mënyrë të konsiderueshme më pak dioksid karbon, që do të thotë gati se fare nuk e ndot ajrin”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Baby Boo