Ekipi i ekspertëve të OBSH-së dalin nga karantina në Wuhan, fillojnë hetimin e prejardhjes së coronavirusit


Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka dalë sot nga karantina në qytetin kinez Wuhan, për të filluar punën në terren dhe për të përcaktuar prejardhjen e virusit që shkaktoi pandeminë e COVID-19.

Ekspertët me të zbritur në Kinë janë detyruar t’i kalojnë 14 ditë në karantinë, por ata sot janë parë duke dalë nga hoteli dhe duke u futur në një autobus, por nuk dihet se ku kanë shkuar.
Ky mision është nën presion të madh politike, sepse Kina me çdo kusht po tenton të mos e merr përgjegjësinë për shkak të reagimit të vonshëm, dhe fshehjen e të dhënave pas shpërthimit të pandemisë.
Çështje kryesore mbetet se në cilat vende qeveria kineze do t’ua lejoj qasjen ekspertëve ndërkombëtarë, dhe me kë ata do të mund të bisedojnë.

Baby Boo