Ejup Rustemi: Ndertojmë autostradën Shtip – Koçan


Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, paralajmëron ndërtimin e autostradës, Shtip-Koçan.
Rustemi, thekson se me ndërtimin e kësaj autostrade me gjatësi prej 28 kilometra, do të bëhet lidhje moderne me rajonin Lindor.

“Ne ofrojmë një lidhje moderne dhe të sigurt në rajonin Lindor përmes ndërtimit të autostradës Shtip-Koçan”, thekson Ejup Rustemi – drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”, potencoi Ejup Rustemi.

Ndërtimi i autostradës, Shtip-Koçan është i ndarë në dy faza. Faza e parë Shtip – Krupishtë në gjatësi prej 14.3 kilometra e cila ka përfunduar në vitin 2020 dhe Krupishtë – Koçan në gjatësi prej 13.7 kilometra do të ndërtohen në fazën e dytë. Vlera e kesaj autostrade është 18.25 milionë euro, siç thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore këto para janë siguruar nga BERZH

Baby Boo