Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vjet e 6 muaj burg


Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent Ejup Alimi.

Gjykata i shpalli Alimin dhe Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair. Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat për PDSH-në dhe VMRO-DPMNE-në. Të njëjtat rezultate ishin dërguar në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në mënyrë që të vulosen si përfundimtare, por të njëjtat nuk u pranuan.

Gjykimi ka zgjatur rreth dy vjet, ndërsa mbi 30 persona kanë dëshmuar. Gjykimi u kthye në fillim. pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, e cila u zëvendësua nga gjyqtarja Maria Kletniçka. Fillimisht aktakuza u ngrit nga PSP-ja, respektivisht përfaqësues të aktakuzës ishin Fatime Fetai dhe Gavril Bubevki, pasi skadoi mandati i PSP-së, rasti vazhdoi në prokurorinë republikane.

Baby Boo