‘Ejani shpejt, është një kuf*omë’, kush është i arr*estuari në Itali që dyshohet se vr*au 27 vjeçarin shqiptar


Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga hetimi për vdekjen e një shqiptari i identifikuar si Serxhio Veizi, 27 vjecar, i cili tre ditë më parë u gjet i pajetë brenda makinës së tij, vdekje e cila dyshohet të ketë ardhur nga një armë zjarri.

Sot raportohet se policia ka shoqëruar shtetasin me inicialet G.R., 43 vjeç, me precedent të mëparshëm penal.

Ai po hetohet pasi mesa duket ra vetë në grackë, megjithatë mediat italiane nuk thonë pse dyshohet të jetë ai autor i vrasjes së shqiptarit.

43-vjecari do t’i nënshtrohet një vlerësimi që do të duhet të verifikojë praninë e mundshme të përbërësve kimikë (barium dhe plumb) në duar dhe veshjen e tij.

Në gjurmët e G. R., agjentët, arritën në sajë të vetë 43-vjeçarit. Ishte pikërisht G.R. që ka njoftuar policinë pasi zbuloi kufomën e të riut shqiptar brenda makinës WolksWagen Polo.

Ai doli nga makina e tij, vuri re kufomën dhe telefonoi numrin 113 siç u është deklaruar agjentëve. “Shpejt, ejani se këtu është një kufomë.”

Shqiptari u gjet i shtrirë në sediljen e pasagjerit, i mbuluar nga gjaku dhe pranë trupit iu gjet arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Baby Boo