Einxhel Shkira thyen rekordin botëror të Big Brother VIP


Einxhel Shkira ka thyer rekord botëror. Moderatorja shqiptare është një nga banoret më të përfolura të këtij formati “Vip”. Ajo është komentuar shumë për karakterin e saj ‘të egër’ që e ka bërë lojën e saj më interesante, për lidhjen me Dagzin, për incidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.

Meqenëse na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe vlen të theksojmë rekordin që ka thyer Einxhel Shkira.
Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën, shkruan lajmi.net. Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë. Ndryshe, Einxhel është sonte në garë për çmimin e madh bashkë me Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.

Baby Boo