Einxhel Shkira e konfirmon, do të bëhet nënë për herë të parë


Moderatorja Einxhel Shkira do të bëhet nënë për herë të parë. Ka qenë vetë Einxhel që e ka konfirmuar lajmin, duke ndarë në Instagram një video krah partnerit të saj Dj Dagz, ku duket edhe barku i saj i rrumbullakosur.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, shkruan Einxhel krahas videos.

Moderatorja, e cila filloi një lidhje me Dj Dagz gjatë kohës kur të dy ishin në Big Brother Vip, i ka mohuar vazhdimisht lajmet për shtatzëninë, por me sa duket tanimë nuk mund të mbahet më e fshehtë./abcnews.al
https://www.instagram.com/reel/ChSdeCTDZcC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=661ad74d-f2e9-46a0-8b42-8ca65ed6974d

Baby Boo