Einxhel pendohet që i dhuroi puthjen e parë Dj Dagz!


Ditën e djeshme Einxhel dhe Dagz shkëmbyen puthjen e tyre të parë.Puthja ndodhi teksa moderatorja ishte e shtrirë në krevat.Ndonëse u duk se mes dyshes po lindte diçka, Einxhel ka shfaqur pendesë. Gjatë një bisede me Beniadën ajo ka thënë se puthja nuk duhej të ndodhte dhe është justifikuar se ka qenë e pirë.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, është shprehur moderatorja.

Beniada: Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet.

Baby Boo