Egjipti dërgon 10 ambulanca për të ndihmuar të pla*gosurit në Gaza


Përp*lasjet e regjistruara midis Izraelit dhe Palestinës gjatë pesë ditëve të fundit janë më të rëndat në rajon ndër vite. Konflikti filloi të hënën dhe pasoi disa javë tensioni izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor.

Armiqësitë e shtuara arritën kulmin në përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas, grupi militant islamik që sundon Gaza filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse. Janë të shumtë vendet që kanë bërë thirrje për paqe por situate duket sikur nuk do të mbarojë shpejt.

Egjipti ka dërguar 10 ambulanca në Gaza për të plagosurit. Ambulancat mbërritën në Gaza në vendkalimin Rafah, i cili ka qenë i mbyllur për pesë ditë gjatë festës së Fitër Bajramit dhe fundjavës dhe pritet të rihapet të hënën.
Pesë ambulanca të tjera pritet të mbërrijnë në Gaza më vonë dhe tre spitale egjiptiane janë përgatitur për të trajtuar të plagosurit, sipas zyrtarëve lokalë të vendit.

Baby Boo