Efektet sezonale forcojnë euron në vend, ja me sa u këmbye sot monedha europiane


Ndërsa për sa i përket monedhës së gjelbër, ajo vijon që të humbasë pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot në nivelin e 107.62 lekëve, rreth 0.59 pikë më pak se një ditë më parë. Në dy ditët e para të kësaj jave dollari amerikan është zhvlerësuar përkundrejt lekut me më shumë se një lek. Ky zhvlerësim i dollarit vjen pasi preku nivelin më të lartë të këmbimit që prej fillimit të vitit, ndikuar kryesisht nga tregu ndërkombëtar. Dollari fitoi terren përkundrejt euros në tregjet ndërkombëtare.

Aktualisht euro ka rikuperuar në tregjet ndërkombëtare duke u këmbyer në nivelin e 1.17 dollarëve, pasi u trondit për shkak të krizës në Turqi, duke u këmbyer poshtë nivelit të 1.13 dollarëve. /Monitor/

Baby Boo