Edward Joseph: Policia serbe duhet të jetë 5 kilometra larg kufirit, çështja e tre policëve është në duart e NATO-s


Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se SHBA-ja po bën gabim me fajin që po ia vë Prishtinës sa i përket situatës në veri. Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti e ka njëfarë faji, por të përbashkët me presidentin serb.

Joseph ka theksuar se përgjegjësitë e Aleksandër Vuçiqit janë të larta në “përkeqësimin e krizës me arrestimin e tre policëve të Kosovës”, teksa ka shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po e trajtojnë çështjen e Kosovës në mënyrë strategjike.

Joseph e sheh se situata ka përshkallëzuar që pasi Policia e Kosovës njoftoi se ishin kidnapuar tre policët nga forcat serbe.

“Dhe unë, si të tjerët, theksoj Marrëveshjen e Kumanovës. Kjo është marrëveshja Beograd-NATO që i dha fund bombardimeve 20 vjet më parë, Marrëveshja e Kumanovës, që krijon këtë zonë sigurie prej 5 kilometrash në terren. Është në anën tjetër të kufirit. (Ultram Online) Kjo do të thotë se policia serbe nuk duhet të jetë as brenda 5 kilometrave. Dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, ka thënë ai në një intervistë për The Geopost.

Ai ka deklaruar se çështja e tre policëve është në duart e NATO-s, pasi bëhet fjalë për marrëveshjen e NATO-s me Serbinë. Ka shprehur se NATO duhet të informojë ndërkombëtarët për situatën e vërtetë edhe nëse nuk duan ta thonë publikisht.

“Pra, NATO dhe KFOR-i duhet të përdorin gjykimin e tyre profesional, dhe edhe nëse nuk duan ta thonë publikisht, duhet të informojnë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe të vërtetojnë këto fakte themelore. Kjo është pika e parë. Numri dy është ajo që duhet të bëjë Prishtina dhe çfarë duhet të bëjnë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani. Dua të them që ju përdorni një fjalë: burrë shteti. ‘Statesmanship’, kjo është fjala që përdorim në anglisht. Do të thotë të ngrihesh mbi nivelin e një politikani të zakonshëm”, ka thënë Joseph.

Joseph ka përsëritur se “NATO duhet të japë një përgjigje”.

Ndërkaq, ai ka thënë se NATO-ja duhet të mbështetet në fakte dhe të tregojë zonën e cila është e përcaktuar me Marrëveshjen e Kumanovës, që sipas Joseph, nuk ka mundur të jetë brenda Serbisë lokacioni ku thuhet se tre policët kosovarë u morën.

“Por nëse krijoni një zonë sigurie prej 5 kilometrash, si është e mundur që policia e Kosovës të shkojë 5 kilometra? Nuk mendoj se në Beograd po thonë fare se ka qenë 5 kilometra, kështu që NATO-ja me të vërtetë duhet ta thotë këtë dhe përfaqësuesit e Kosovës, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, duhet të qëndrojnë në kontakt shumë të mirë dhe të tregojnë vendosmëri shteti, për të shmangur përshkallëzimin”.

Sipas Joseph, “SHBA-ja po e tepron në qasjen” ndaj Vuçiqit, sidomos theksoi ai, pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri që ai i konsideron fyerje ndaj misionit.

Baby Boo