Edukatorja në një kopsht të Kumanovës pozitive me koronavirus


Një edukatore nga një kopsht i Kumanovës është pozitive me koronavirus, konfirmuan sot kompetentët nga institucioni komunal publik “Angel Shajçe”. Edukatorja ka punuar në çerdhen “Tërfili”, të premten aspak nuk ka ardhur në punë, sepse është ankuar në probleme të tjera shëndetësore, tension të lartë të gjakut dhe gjakderdhje ore hunde. Gjatë fundjavës ka bërë test i cili edhe krahas simptomave jotipike ka treguar se është pozitive me virusin. Është kryer edhe dezinfektim i jashtëzakonshëm në atë objekt.

“Nga ana e kopshtit të fëmijëve është vepruar në pajtim me algoritmin për gjendje të tillë. Fillimisht ramë në kontakt me epidemiolog nga Qendra e për Shëndet Publik të Kumanovës, e njoftuam Ministrinë dikasteriale të Punës dhe Politikës Sociale dhe pushtetin lokal. Deri shërbimi epidemiologjik i kemi dorëzuar të gjitha numrat e telefonit të prindërve të fëmijëve të atij grupi. Një pjesë e prindërve janë prononcuar, se do të sjellin fëmijët në kopsht, sepse kopshti i ndërmerr të gjitha të gjitha masat për mbrojtje” sqaron drejtoresha e institucionit, Marina Aleksovkska.

Sipas protokollit sqaron Aleksovska, nëse ka një rast të tillë nuk mbyllet i gjithë objekti, sepse mësueset dhe edukatoret nga një grup nuk kanë kurrfarë kontakti me personelin e grupit tjetër, fëmijët kanë kontakt vetëm shokët e grupit dhe me mësueset dhe edukatoret e tyre.

Baby Boo