Editorial: Një ditë papritmas, do të vëren se emri i është fshirë!


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, para se të formonte Qeverinë, sillej si një “lypsiqarë i qetë” që kërkonte mbështetjen e partive shqiptare për të formuar Qeverinë, pasi atëherë (në vitin 2016) ish kryeministri Gruevski nuk arriti të formon Qeveri shkruan Zhurnal. mk

Kryeministri Zaev atëherë zhvilloi negociata me gjithë partitë politike për formimin e Qeverisë sepse ky i fundit kishte më pak deputet se VMRO-DPMNE dhe për këtë shkak përveç BDI-së, Zaevit iu duheshin edhe deputet tjerë nga partitë tjera për të formuar shumicën parlamentare. Por gjatë këtyre 3 viteve, nga një “qengj” Zaev u shndërruar në një ujk përbindësh që tanimë nuk bën mall asnjë parti shqiptare brenda koalicionit qeveritarë.

Kjo shihet edhe me propozimin e tij për riformatimin e qeverisë, ku pa pyetur fare largoi partinë shqiptare RDK nga qeveria duke ia marrë Ministrinë e Pushtetit Lokal. Edhe analistët për Zhurnal, dje kanë kritikuar këtë qasje të kryeministrit ndaj partisë RDK që pa dialog dhe konsulta paraprake ka përjashtuar nga Qeveria. Zaev si duket tani ka një komitetet sepse i njëjti ka arritur ti bën për vete 8 deputetët që u larguan nga VMRO-DPMNE dhe të njëjtit i kontrollon ose me një fjalë i mbanë “peng” duke e ditur se këta deputet ishin të infiltruar në ngjarjet e 27 prillit dhe kryeministri i fali në këmbim të votave të tyre në Kuvend, rasti ishte edhe me ndryshimet kushtetuese ku këta deputet votuan për Marrëveshjen e Prespës, gjegjësisht për ndryshimin e emrit të shtetit dhe për këtë shkak Zaev ndjehet më i relaksuar, edhe pse largon RDK-në nga Qeveria, ka votat “rezervë” të deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Siç shihet edhe ditëve të fundit, kryeministri Zaev ka marrë krah dhe guxim, që edhe kur ka propozuar listën e ministrave të ri nuk e ka informuar fare partnerin shqiptar BDI se ai do të jetë ministër i ardhshëm i finansave.

Madje guximi i Zaevit shkon deri aty sa pa mos pyetur Ahmetin po përgatit edhe listën e drejtorëve përfshirë edhe ata të BDI-së të cilët duhet patjetër të largohen. Siç mësohet Bashkimi Demokratik për Integrim insiston që në këmbim të Postave të Maqedonisë të marrë njërën nga kompanitë e energjisë elektrike, ELEM ose MEPSO, por Zaev i ka bërë të qartë se nuk i lëshon këto dy institucione.

BDI për momentin ende heshtë dhe nuk po merr asnjë hap për të ndalë hovin e kryeministrit Zaev. A mos vallë forca e tij janë përgjimet që për disa muaj po lansohen nëpër rrjetet sociale për kreun e BDI-së dhe funksionarë tjerë të kësaj partie? A thua këto përgjime kanë frikësuar edhe partitë tjera që tanimë Zaev ka gjithçka në dorë dhe me këtë ai tregon muskujt e tij në Qeveri?

Nga ana tjetër edhe pse në opinion duke se Zoran Zaev dhe Ziadin Sela janë thellë të përplasur mes vete, dyshimet flasin ndryshe. Ka supozime se Zoran Zaev përgatit një projekt të fshehur që me çdo kusht ta dobëson BDI-në dhe nga ana tjetër ta ngritë ASH-në që në të ardhmen këtë parti ta merr në koalicion qeveritar. Këto dyshime vijnë pas anketave që janë publikuar kohës së fundit ku ASH e Ziadin Seles është para BDI-së. Nga përgjimet e publikuara për BDI-në, qytetarët tetovarë janë të revoltuar, dhe BDI në këtë qytet është në hall të madh, dhe nëse nesër do të kishim zgjedhje të hershme parlamentare, BDI nuk do të kishte mundur të fiton mbi 5-6 deputet. Ndërsa Lëvizja BESA dhe ASH në njësinë zgjedhore 6 ku tani BDI është shumë e dobët, së bashku do të arrinin 8-10 deputet, që do të mjaftonte për kryeministrin Zaev për të formuar Qeveri.

Por të mos harrojmë edhe rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame e cila ka dyshime se pas Skender Buzakut qëndrojnë funksionarë të lartë të LSDM-së. Në opinion flitet se LSDM dëshiron ta ndërron kreun aktual të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe me futjen e Buzakut si ulema i BFI-së, LSDM do të siguronte më shumë vota shqiptare sesa dhe do ta kontrollonte më shumë kampin shqiptar, ndërsa me Rexhepin nuk do të mund ta bënte të njejtën gjë.

Me futjen e Buzakut në BFI, Zaev do të siguronte aq shumë vota te shqiptarët sa që mori edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare (afro 50 mijë vota në vitin 2016) dhe me këtë do të siguronte edhe disa deputet që të ketë forcën sikur VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit kur kishte 60 deputet dhe bënte çfarë të dojë në formimin e Qeverisë.

Nëse kthehemi pak prapa, edhe pse në opinion tanimë ka një mendim tjetër ndaj BDI-së, kjo parti në pazare me VMRO-DPMNE-në arrinte të bën marrëveshje të mira sa i përket kuadrove dhe institucioneve që arrinte ti merrte, ndërsa me Qeverinë e Zaevit ende nuk është arrit të merret ndonjë post të rëndësishëm përveç kreut të Kuvendit, i cili ishte edhe kusht i LSDM dhe nuk bënte problem për ta, vetëm e vetëm që të thyhet parimi fitues me fitues dhe të formohet Qeveria.

E gjithë këto lëvizje gjatë këtyre viteve qeverisje, është e qartë se BDI në zgjedhjet e ardhshme rrezikon të “transportohet në opozitë”

Burimi: Editorial: Një ditë papritmas, do të vëren se emri i është fshirë!
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Baby Boo