Edita Tahiri: Bota mendjen te pandemia, Serbia e Vuçiqit mendjen te lufta


“Bota mendjen te pandemia, Serbia e Vuçiqit mendjen te lufta”, kështu ka reaguar ish-kryenegoaciatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili tha se nëse nuk do të ketë zgjidhje përmes dialogut me Kosovën, atëherë mund të vijë deri te shpërthimi i një konflikti të ngjashëm me Nagorno-Karabak.

Tahiri nëpërmjet një reagimi në profilin e saj ‘facebook’ ka theksuar se nuk është për t’u habitur deklarata e Vuçiqit marrë parasysh që Serbia po armatoset nga Serbia. Tutje ajo ka shtuar se me këtë kërcënim të presidentit serb të gjithë perëndimoret duhet të alarmohen.

“Bota mendjen te pandemia, Serbia e Vuçiqit mendjen te lufta. Çfarë mendësie barbare. Nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh që Rusia po armatos Serbinë. Megjithëse ne të gjithë Perëndimorët duhet të alarmohemi”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkaq, deklarata e Vuçiqit ka nxitur reagime të shumta nga spektri politik por edhe nga njohës të sigurisë. Kurse, presidentja në detyrë, njëherit edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga NATO dhe Bashkimi Evropian që të reagojnë ndaj këtyre deklarimeve luftënxitëse.

Baby Boo