Edi Ramës s’i hiqet nga mendja Rron Gjinovci, e përmend sërish në Prishtinë


Në përmbyllje të vizitës së tij dy ditore në Kosovë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për takimet që kishte me liderët kosovarë.

Në një konferencë për media nga Aeroporti i Prishtinës, Edi Rama ka folur për përplasjet që kishte me disa krerë politikë në Kosovë, por ai ka folur edhe për një përplasje që kishte me analistin Rron Gjinovci.

Rama i është referuar sërish Gjinovci si “ai me dorëza të zeza”, derisa ka thënë se nuk ia mban mend emrin, ndonëse përplasje e tyre në një emision televiziv ishte komentuar shumë.

“Jeni ca me doreza të zeza këtu në Kosovë, që nuk e di se çfarë keni me kontaktin publik. Të tillë si një në një debat televiziv që nuk e mbaj mend as si e ka pasur emrin”, u shpreh Rama duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Baby Boo