Edi Rama uron Ali Ahmetin për fitoren në zgjedhjet parlamentare


Pressshërbimi i BDIsë kanë informuar se lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, ka realizuar takim pune me ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Fatos Reka. Ambasadori Reka ka përcjellur urimet e kryeministrit Rama deri tek Ahmeti për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ambasadori Reka përcolli uratat e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, drejtuar kryetarit Ahmeti për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Në kumtesë thuhet se Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Reka për ecurinë e zhvillimeve paszgjedhore me ç’rast ka theksuar nevojën për konsolidim të shpejtë të institucioneve të dalura nga zgjedhjet dhe respektimin e votës dhe vullnetit të qytetarëve.

Baby Boo