Edi Rama publikon dokumentin sekret për Lulzim Bashën (DOKUMENT)


Lajmi se Lulzim Basha po survejohet nga policia e shtetit është një shaka për kryeministrin Edi Rama, i cili këtë mbrëmje ka shkuar më tej duke e kthyer çështjen në një barsoletë.

Përmes një postimi në rrjetin social, kryeministri ka postuar një “material” sekret që tregon sesi policia po e survejon liderin e opozitës Lulzim Basha.

Në lidhje me lajmin në fjalë PD reagoi zyrtarisht përmes nënkryetarit Edmond Spaho i cili nder te tjera tha:

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezkuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Baby Boo