Edi Rama ia dërgon Kurtit një shishe verë për ditëlindje


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kujdesur që t’i dërgojë dhuratë Albin Kurtit me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.
Rama kreut të Qeverisë së Kosovës ia ka dhuruar një shishe verë, të cilën ia ka përcjellë përmes ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Qemajl Minxhozit.

Minxhzoi e Kurti kanë diskutuar edhe për bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës, derisa kryeministri i Kosovës ka thënë që do të kujdeset për heqjen e barrierave mes dy shteteve.
“Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatë.

“Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin”, thuhet tutje.
Raportet në mes të Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk kanë qenë edhe aq të mira kohëve të fundit.

Baby Boo