Edi Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni, do vetëm pesë minuta kohë


Kryeministri Edi Rama ju ka bërë apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen.
Ai ka thënë se nga numri i të regjistruarve varet edhe fuqia kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoni.

“Juve nuk u kërkohet të merrni pushkën shyqyr Zotit dhe të dilni në mal, nuk u kërkohet të merrni lopatën dhe të dilni në fushë, madje nuk u kërkohet as të dilni hiq nga shtëpia, po veç të harxhoni pesë minuta, një, dy, tre, katër, pesë, për të klikuar me smart phonin tuaj në adresën census.stat.gov.mk , ku ju me krenari e shkruani emrin tuaj”, ka deklaruar Rama në thirrjen e tij.

Baby Boo