Edhe VMRO-DPMNE, publikon “bomba”, akuzon për parregullsi zgjedhore


Incizim i ri u publikua në opinion, për të cilin nga VMRO-DPMNE thonë se është provë për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet presidenciale, për të cilat ata më parë kanë parashtruar materiale në prokurori. Në konferencën për media u lëshuan edhe pjesë nga incizimi ku, siç tha anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, dëgjohet zëri i ministrit për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski dhe Mile Tallevski – kryetar i Organizatës komunale të LSDM-së, në takim me një të punësuar të ri nga spitali i Prilepit.

Ata u tregojnë drejtpërsëdrejti duke u dhënë detyra se të gjithë të punësuarit e rinj si shpërblim për vendin e marrë të punës, duhet të punojnë në zgjedhjet për partinë.

Mile Talevski – Partia pohon se do të sigurojë vend pune për të gjithë ne. Të gjithë ne që ishim të papunë të sigurojmë kafshatën e bukës. Këtë dikush me merita, por ka një pjesë të madhe që pa merita e kanë marrë. Andaj nga ky moment kërkoj nga të gjithë ju si kryetar të organizatave komunale që në maksimum të vendoseni në funksion të partisë.

Baby Boo