Edhe Turqia mbyll xhamitë, reagime ndaj BFI-së në Maqedoni


Pas Shqipërisë dhe Kosovës, namazi në xhami ndalohet edhe në Turqi. Kjo ka shkaktuar reagime në opinion ndaj BFIM-së.

“Vetëm molla Sula këtu s’e ndalon, dhe s’dihet nëse edhe në këtë drejtim punon me direktivat e Musës dhe BDI-së!? Çdo hoxhë që ka dinjitet s’duhet t’i bindet Sulës, këtij matrapazi injorant, por të respektojnë shëndetin e xhematit që i shërben!”, shprehet Arianit Xhaferi.

Profesori universitar në Austri, Zekirija Sejdini, shprehet se është për keqardhje të shohësh se si disa „hoxhallarë“ me mendimet e tyre mesjetare dhe pa asnjë njohuri shkencore e interpretojnë situatën e krijuar rreth virusit Corona. “Në këtë mënyrë ata e diskualifikojnë veten por dhe dëmtojnë fenë. Më me keqardhje është që institucionet fetare, falënderuar Zotin jo të gjitha, nuk ndjekin rregullat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente shtetërore, duke i ekspozuar besimtarët e tyre dhe të gjithë shoqërinë në rreziqe të paparashikueshme. Nëse nuk lejohet, që një numër i caktuar i njerëzve të mblidhet, që të mos rrezikohet jeta e tyre dhe e njerëzve të tjerë për rreth, atëherë kjo rregullë doemos duhet të vlejë edhe për tubimet në objekte fetare, ngase besimi (imani) është bazë e sigurisë e jo e rrezikut”, thekson Sejdini.

Baby Boo