Edhe sot tensione në Këshillin gjyqësor, seanca është shtyrë për dy orë


Është prolonguar fillimi i seancës së Këshillit Gjyqësor, e cila fillimisht ishte caktuar për në orën 11:00 nga nënkryetari Selim Ademi, me qëllim të zgjedhjes së kryetarit të ri pas shkarkimit të Vesna Damevës nga posti i kryetares dje në mënyrë kontroverse, shkruN 360Stepeni.

Zakonisht, si para çdo seance, sigurimi në hyrje para orës 11 regjistroi gazetarët, fotoreporterët e pranishëm, por edhe pas më shumë se një ore ata qëndrojnë para dyerve të Këshillit Gjyqësor në pritje të thirrjes për fillimin e seancën.

Sipas informacioneve që mori 360Gradë nga brenda do të ketë seancë, por do të vonohet. Kur të fillojë, duhet të thirren gazetarët. Pse vonohet, nuk ka asnjë shpjegim tani për tani.

Nga ana tjetër, sigurimi njoftoi shumë shpejt gazetarët se seanca do të fillojë në orën 13.00.

Një pjesë e ekipeve gazetareske të pranishme që kanë mbërritur para godinës më herët se ora 11:00, kur ishte caktuar nisja, dëshmojnë nga dritaret e hapura ku ndodhen ambientet e Këshillit Gjyqësor se për një periudhë të caktuar janë dëgjuar argumente në të cilat thoshin “kjo është anarki”, “jo nuk mund të jetë kështu”…

Mënyra se si u shkarkua dje Dameva shkaktoi reagime tek një pjesë e opinionit profesional, por edhe te sektori joqeveritar. Përkatësisht, as Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe as Rregullorja e punës nuk parasheh procedurë për shkarkimin e kryetarit.

Koalicioni “Të gjithë për një gjyësi të drejtë” është përgjigjur dje se për shkarkimin e Damevës nga kryetarja është dashur të shkarkohet nga një anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe për këtë, theksuan, nevojitet një procedurë e përshtatshme për procedim disiplinor në të cilat, kur ndodh shkarkimi, kërkohen tetë vota “për”, pa llogaritur atë të propozuesit. Në anën tjetër, Dameva u shkarkua nga Presidenca vetëm me shtatë vota, duke përfshirë edhe nënkryetarin që inicioi shkarkimin.

Baby Boo