Edhe sot pjesa shqiptare e bllokuar për qarkullim


Disa ditë më radhë në kulmin e trafikut, kur qindra mijëra qytetarë drejtohen kah shtëpitë e tyre në pjesën shqiptare të Shkupit, ajo është e bllokuar totalisht.

Për shkak të disa shitësce të luleve, të cilët janë të pakënaqur pse qyteti ua ka lëvizur vendin e shitjes, terrorizohet një pjesë e Shkupit.

Arterija kryesore që lidhë dy anët e Shkupit, rruga Cvetan Dimov, që nëpër Bit Pazar shkon kah Çairi dhe Buteli, është e bllokuar. Veturat duhet te shkojnë për orë të tëra kah Autokomanda ose Shutka për të arritur në shtëpi.

Baby Boo