Edhe sot numër rekord i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2464 testime, kurse janë regjistruar 393 rastetë reja me COVID-19. Në Shkup – 189, Tetovë – 27, Prilep – 19, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 15, Kumanovë – 14 Shtip – 13, Koçanë – 13, Veles – 12, Radovish – 10, Manastir – 9, Kavadar – 8, Strugë – 7, Kërçovë – 6, Gostivar – 6 Ohër – 5, Kriva Pallankë – 4, nga 3 raste në Probishtip, Berovë dhe Dellçevë, nga 2 raste në Dibër, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Sveti Nikollë, dhe nga 1 rast në Krushevë, Vallandovë dhe Resnjë.

ISHP-ja ka regjistruar 90 pacientë të shëruar.
Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 4 persona. Bëhet fjalë për një 83 vjecar nga Shkupi, një 62 vjecar nga Kumanova,, një 80 vjecar nga Kërcova dhe një 54 vjecar nga Radovishi.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 20.555, numri I të shëruarve është 16.099, kurse I vik*timave – 785. Për momentin shënohen 3671 raste aktive. Në nivel vendi njoftohet se janë bërë 206.243 testime.
Në covid-spitalet e vendit njoftohet se janë të shtrirë 388 pacientë prej të cilëve 55 janë me oksigjeno-terapi kurse 6 të kycur në respiratorë.

Baby Boo