Edhe shef në Gjykatë, edhe këshilltar i Zaevit!


Shefi i Departamentit për Resurse Njerëzore në Gjykatën Penale është këshilltar i kryeministri Zoran Zaev.

Goran Stamenkovski është pjesë e 56 këshilltarëve, përgjegjës për të këshilluar kryetarin e Qeverisë për çështje sociale. Stamenkovski është në pozicion të lartë në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Jo-karakteristike për gazetarët, ai gjithmonë është i pranishëm në rastin “Mitmarrja” ku i akuzuar është pikërisht Zoran Zaev. Qeveria konfirmoi se Stamenkovski është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm, por nuk vëren konflikt interesash.

Qeveria e Maqedonisë

“Goran Stamenkovski punon në administratë, udhëheqës i Shërbimit për Resurse Njerëzore. Nga këtu, nuk ka kurrfarë ndikimi mbi proceset nga aspekti legjislativ”.

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev nuk është në dijeni se kolegu i tij e këshillon personalisht kryeministrin Zoran Zaev. Në mënyrë shtesë, Gjykata do ta kontrollojë këtë informacion.

Gjykata Penale

“Do të kërkojmë edhe konfirmim zyrtar të informacionit. Përmes analizës shtesë do të kontrollohet nëse ekziston eventualisht konflikt interesi”.

Përzgjedhja e këshilltarëve të kryeministrit Zaev shkaktoi një sërë reagimesh në opinion kohëve të fundit. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës sqaron se Zaev vet zgjedh se kush do ta këshillojë.

“Disa nga këta këshilltarë janë angazhuar pa kurrfarë kompensimi financiar dhe gjatë ditës besoj se nga Qeveria do të dalin me këto informacione” – deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Goran Stamenkovski para do kohe ishte në fokus të opinionit për shkak të konfliktit me ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski. Nga miq të ngushtë përfunduan në gjykatë, ndërsa Stamenkovski fitoi padinë për mobing që e parashtroi pasiqë Pançevski e shkarkoi nga funksioni për shkak të pranisë në proceset e “Revolucionit shumëngjyrësh”./Alsat-M

Baby Boo