Ballina Pa Censurë Edhe pse punon në Gjykatë, prap emërohet këshilltar i kryeministrit!

Edhe pse punon në Gjykatë, prap emërohet këshilltar i kryeministrit!


Shefi i Departamentit për Resurse Njerëzore në Gjykatën Penale është këshilltar i kryeministri Zoran Zaev. Goran Stamenkovski është pjesë e 56 këshilltarëve, përgjegjës për të këshilluar kryetarin e Qeverisë për çështje sociale. Stamenkovski është në pozicion të lartë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njofton Alsat-m. Jo-karakteristike për gazetarët, ai gjithmonë është i pranishëm në rastin “Mitmarrja” ku i akuzuar është pikërisht Zoran Zaev. Qeveria konfirmoi se Stamenkovski është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm, por nuk vëren konflikt interesash.

Përzgjedhja e këshilltarëve të kryeministrit Zaev shkaktoi një sërë reagimesh në opinion kohëve të fundit. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës sqaron se Zaev vet zgjedh se kush do ta këshillojë.

Goran Stamenkovski para do kohe ishte në fokus të opinionit për shkak të konfliktit me ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski. Nga miq të ngushtë përfunduan në gjykatë, ndërsa Stamenkovski fitoi padinë për mobing që e parashtroi pasiqë Pançevski e shkarkoi nga funksioni për shkak të pranisë në proceset e “Revolucionit shumëngjyrësh”.

Baby Boo