Edhe pse e vaksinuar Teuta Arifi rezultoi pozitiv me COVID-19


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Për këtë ka njoftuar edhe vet kryetarja përmes një postimi në Facebook, transmeton Pa Censurë.
Ajo ka shkruar se pas disa shqetësimeve shëndetësore është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kryetarja Arifi bën apel që të jemi të përgjegjshëm, të mbrojmë veten, familjen dhe personat rreth nesh.
Kujtojmë se Teuta Arifi ka pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës rreth 2 muaj më parë. /Pa Censurë
Postimi i plotë i Teuta Arifit:

Baby Boo