Edhe pas pesë muajve, dorëheqja e ASH-së dhe Bilen Salijit në sirtarin e Qeverisë


Sot bëhen pesë muaj që kur funksionarët e partisë shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dorëzuan dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë, mirëpo të njëjtëve ende nuk u janë procesuar dorëheqjet as në seancë qeveritare, njofton Portalb.mk. Dorëheqja nuk iu është aprovuar as pjesëtarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bilen Saliji.

Sipas asaj që deklaruan nga Qeveria e Maqedonisë, dorëheqjet do të aprovohen pasi që emrat qeveritar të rinj, të votohen në seancë plenare, më 1 qershor, e premte.

“Dorëheqjet nuk janë shqyrtuar në seancë qeveritare. Një pjesë e dorëheqjeve të dorëzuara janë procesuar, siç është rasti me pozitën zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale, dhe në të njëjtin moment, kur do të emërohet person i ri, dorëheqja do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë.

Dorëheqjet pësuan me kalkulime të reja për resoret qeveritare, ku në vend të:

Bilen Salijit, do të vijë Renata Deskoska – ministre për Drejtësi;
Remzi Mehmedit, do të vijë Sadik Bekiri – zëvendësministër për Transport dhe Lidhje, radhë e PDSH-së;
Arta Toçit, do të vijë Andrej Zhernovski – zëvendësministër i Punëve të Jashtme, radhë e LSDM-së dhe
Elmi Azirit, do të vijë Gjonul Bajraktar – zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, radhë e BDI-së.
Bilen Saliji dorëheqje dha më 20 mars të 2018-s, për siç tha ai për shkak të rikualifikimit të rastit të Almir Aliut ndërkohë që tre zëvendësministrat e ASH-së, dhanë dorëheqje më 28 dhjetor të 2017-s, për shkak se ASH-së iu “mor” Ministria e Shëndetësisë nga ana e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe në vend të saj iu dha pozita e zëvendëkryeministrit për Reforma, ministri të cilën lideri i ASH-së, Ziadin Sela e quajti “Ministri të Byrekut”.

Për ministër pa Resor, është propozuar pjesëtari i Partisë Demokratike Shqiptare, Bardhyl Dauti.

Pas daljes së ASH-së nga Qeveria e Maqedonisë, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë u bënë: Lëvizja BESA-s me kryetar Afrim GAshi, Partia Demokratike Shqiptare me kryetar Menduh Thaçi dhe Lidhja e Romëve ku kryetar është Amdi Bajram.

Baby Boo