Edhe pas lehtësimit të masave anti-COVID19, rriten kërkesat për ndihmë psikologjike në Kosovë


Edhe pas lehtësimit të masave anti-COVID19, numri i personave që kërkojnë ndihmë psikologjike është në rritje, kështu thonë ekspertët e kësaj fushe.
Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli thotë se kjo mbetët shqetësuese dhe do jetë sfidë në rritje për profesionistet e shëndetit mendor në vazhdimësi. Ai thotë se, tani pas lirimit të masave duhet një ri-programim i rutinës jetësore, e që kjo ka sjell edhe shqetësimet e saja psikologjike.

“Pas lehtësimit të masave duket që vazhdon një trend në rritje i personave që kërkojnë ndihmë psikologjike, për faktin se koha e gjatë nën ndikimin e presionit të frikës nga virusi, shtrëngimi i masave dhe kufizimet për lëvizje kanë bërë që tani individët të programojnë një stil të ri jetese për një kohë bukur të gjatë. Tani pas lirimit të masave duhet një ri-programim i rutinës jetësore, dhe kjo ka sjell edhe shqetësimet e saja psikologjike e kur kësaj ja bashkëngjisim edhe pasojat qe tani kanë filluar të rishfaqen ne formën e simptomave të stresit pastraumatik, atëherë kjo është vërtet shqetësuese dhe do jetë sfidë në rritje për profesionistet e shëndetit mendor në vazhdimësi”, thotë ai.

Sipas tij, më i lehtë ka qenë parandalimi sesa trajtimi, dhe për këtë çështje është menduar shumë pak nga ana e institucioneve.
“Ashtu siç e kemi potencuar çdo here me i lehtë ka qenë parandalimi sesa trajtimi, prandaj për parandalimin është menduar shumë pak nga ana e institucioneve, prandaj tashmë do përballemi me një numër në rritje që do jetë sfidë e shëndetit mendor”, thotë ai.

Ndërsa, sociologu Ferdi Kamberi thotë se, kjo pandemi ka sjellë rre*ziqe të reja për të cilat njerëzimi nuk ka qenë i përgatitur dhe kësisoj ka shkaktuar pasiguri sociale, ankth e depresion.
“Pandemia globale e COVID-19 ka gjetur shoqërinë bashkëkohore në një kaos për të cilën nuk ka pasur shpjegime dot, edhe pse në fakt pandemitë kanë ekzistuar edhe më parë dhe ato në vazhdimësi e kanë përcjellë njerëzimin deri më sot.

Kjo pandemi ka sjellë rre*ziqe të reja për të cilat njerëzimi nuk ka qenë i përgatitur dhe kësisoj ka shkaktuar pasiguri sociale, an*kth, depresion, shkëputje të raporteve ndër shoqërore dhe ka dhënë një sinjal se edhe në të ardhmen mund të ketë rre*ziqe të tilla. Shfaqja e pandemisë anë e mban globit ka bërë që të rriten nevojat dhe kërkesat për konsultim me psikologët, sociologët apo qendrat për punë sociale lidhur me trajtimin e problemeve të tyre”, thotë ai.

Sipas tij, është e nevojshme që institucionet të hartojnë politika publike të cilat janë mesë të nevojshme në këtë periudhë, ku të gjithë që kanë nevojë për konsultime, të kenë adresa konkrete, qoftë përmes konsultimit fizik ose edhe përmes platformave virtuale.
”Kështu, pavarësisht faktit që masat janë liruar edhe në Kosovë, qytetarët (shoqëria) ka vazhduar që të kërkon konsultime me profesionistë të fushës, për shkak se pandemia ka sjellë telashe të mëdha dhe ka shkaktuar kr*iza psikologjike për të cilat nevojitet kohë deri sa të kurohen.

Mund të themi se është mese e nevojshme që institucionet e vendit së bashku me akterët profesionist nga shoqëria civile të hartojnë politike publike në dobi të qytetarëve, ku të gjithë ata/ato që kanë nevojë për konsultime rreth problemeve që ka shkaktuar pandemia globale e COVID 19, të kenë më të lehtë dhe të kenë adresa konkrete, qoftë përmes konsultimit fizik ose edhe përmes platformave virtuale, të cilat janë mese të nevojshme në këtë periudhë”, thotë Kamberi.
Ndryshe, Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, tash e më shumë se një vit.

Baby Boo