Edhe një tender për Ismail Jahoskin e BDI-së: për 18 muaj, ka marrë 35 milionë euro


Portali MKD.mk ka publikuar se ndërmarrja në pronësi të kryetarit të Komunës së Pllasnicës, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Isamil Jahoski, ka fituar tenderë të rinj. Marrja e tenderit nga Qeveria e Maqedonisë, ka bërë që për ndërmarrjen “Pucko Petrol”, për 18 muaj të sigurohen 395 tenderë, në vlerë totali prej 34.56 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Ismail Jahoski fitoi tender për furnizim me naftë të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT), për furnizim me lëndë djegës, kurse së fundmi ai ka marrë edhe një tender tjetër nga Shërbimet për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, në vlerë prej 50 mijë euro.

Sipas tenderit të fundit, “Pucko Petrol” është i obliguar të furnizojë me mazut objektet në vilat në Dojran, Ohrid, Kodrën e Diellit, Vilat 2 dhe 3 në Shkup dhe Klubin e Organeve të Republikës – Shkup.

Kurse sa i takon tenderit të marrë paraprakisht, për furnizim të autobusëve të NPT-së, ndërmarrja “Pucko Petrol” e Jahoskit ka fituar 15.3 milionë euro.

Por kjo nuk është e vetmja, kjo ndërmarrje ka qenë përfitues i tenderit edhe nga Ministra e Drejtësisë, në vlerë prej 34 milionë euro, për Spitalin e Ohrit – në vlerë prej 150 mijë euro, për Spitalin e Strugës – në vlerë prej 100 mijë euro, për Komunën e Studeniçanit, për Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, për Komunën e Sarajit dhe për Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Baby Boo