EDHE NJË PADI E RE PËR JANKULLOVSKËN


Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ngarkohet edhe për një vepër penale. Nën dyshimin e “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, policia e Kumanovës, të enjten deri te Prokuroria Publike dorëzoi kallëzim penale kundër ish-ministres Jankullovska. “Jankullovska, si ish-ministre e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, gjatë vitit 2012, në më shumë raste, duke e shkelur kornizën ligjore për pranim dhe procedurën publike për praktikantë, është drejtuar deri te Ministria e Financave me kërkesë për sigurimin e mjeteve financiare për punësimin e 70 praktikantëve me arsim të lartë dhe 30 praktikantëve me arsim të mesëm. Njëherësh, në këtë kërkesë, ajo ka theksuar se për pesë vende punë me arsim të lartë do të shpallet konkurs publik, përderisa për 65 vende praktikantë me arsim të lartë dhe 30 me arsim të mesëm punësimi do të bëhet pa konkurs publik, po me sigurimin e parave bruto, në vlerë prej 15.028 denarë për person”, thonë nga MPB. Në njoftimin e policisë së shtetit, mes tjerash thuhet se me datë 06.06.2012 e denoncuara, për vendin e punës për të cilën është paraparë arsim profesional katërvjeçar, ka punësuar bashkëshorten e një funksionari të lartë të MPB, e cila nuk ka pasur nivelin e duhur arsimor, gjegjësisht ajo ka pas të kryer arsim të mesëm tre vjeçar. “Përkundër këtij statusi, personi në fjalë ka nënshkruar Marrëveshje pune, me pagë të plotë mujore prej 620 pikëve, pa vendosjen e klauzolës ‘praktikant’. Në këtë mënyrë është përjashtuar paga e patjetërsueshme mujore, e cila jepet gjatë kryerjes së punës për praktikantët. Me këtë veprim, e denoncuara ka dëmtuar MPB dhe buxhetin e saj në vlerë prej 1 milion e 700 mijë denarë”, theksojnë nga MPB. Ndryshe, kundër ish-ministres Jankullovska, para Gjykatës Penale të Shkupit një kohë të gjatë po zhvillohen disa procese gjyqësore, nën dyshimin e “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Baby Boo