Edhe në Kosovë është rritur shumë numri i të infektuarve me COVID-19


Një viktimë nga koronavirusi është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar të shtunën (7 gusht) Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Viktima është nga komuna e Prizrenit.
Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 352 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 5.204 mostrave.

Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 68.
Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 13 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.659.
Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 103 raste.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 7 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 109,662 raste me COVID-19, 2,271 viktima ndërsa 105,732 pacientë janë shëruar.

Baby Boo