Edhe mërgimtarët “merakli” në kazino


Dibra nga dita në ditë po mbushet me mërgimtarë. Prezenca e tyre dukshëm ka ndikuar në fuqizimin e rrjetit tregtar, i ka mbushur kafeteritë dhe restorantet… Por, njëkohësisht ka stërmbushur edhe objektet të lojërave të fatit. Merret vesh se në kazinotë dhe objektet e tjera të lojërave të fatit në Dibër frekuentojnë edhe një numër i madh i mërgimtarëve të cilët tanimë kanë ardhur nga SHBA dhe shtet të Evropës.

Jo rastësisht ka një rritje të vazhdueshme të hapjes të kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit në Dibër. Në Dibër ka mbi 10 objekte të lojërave të fatit edhe pse Dibra ka sipas regjistrimit të fundit së bashku me fshatrat ka 15 mijë banor. Por, interesimi për të hapur objekte të këtilla është i madh nga kompanitë e ndryshme të lojërave të fatit. Kjo ndodh për shkak se përveç dibranëve këta objekte të lojërave të fatit mbushen edhe nga shumë banor të fshatrave, banor të komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, por edhe nga shumë shtetas shqiptarë të cilët për shkak të mbylljes të lojërave të fatit në Shqipëri frekuentojnë Dibrën.

Kjo dukuri është prezente jo vetëm në rrugët qendrore të Dibrës, respektivisht rrugës “8 shtatori”, por objekte me lojëra të fatit ka edhe në disa pjesë të tjera të qytetit. Deri tani “lojtarët”në këto objekte ishin një pjesë e dibranëve të cilët tradicionalisht merren me lojërat e fatit mes të cilëve për fat të keq dominon struktura e dobët sociale. Por, objektet mbushen nga një pjesë e theksuar e banorëve të fshatrave të komunave për rreth por edhe shtetas shqiptar të cilët pothuajse çdo ditë vijnë në Dibër dhe mbushin kazinotë dhe objektet e tjera të lojërave të fatit. Duke marrë parasysh se sidomos kazinotë punojnë 24 orë, prezenca e shtetasve shqiptar është e dukshme. Ata vijnë nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllatë dhe janë nga shumë qytete dhe vendbanime të viseve kufitare të Shqipërisë. Por në Dibër shpesh mund të shihen edhe banor të Elbasanit, Tiranës Durrësit, etj. “Mbyllja e kazinove në Shqipëri me vendim të qeveris në Tiranë, faktikisht na detyron që të jemi vizitor të kazinove në Dibër, Strugë, Ohër etj”, thotë Shkëlzen.M nga Elbasani.

Këto ditë në objektet në fjalë është dominante edhe prezenca e mërgimtarëve. Astrit. P. i cili nga Nju Jorku ka ardhur në vendlindje, thotë se e ka hobi edhe në Amerikë të shkojë në kazino. “Duke qenë prezent në vendlindje ku kam lindur para 53 viteve, edhe këtu përveç vizitave që kamë bërë tek gjaku im, kohën e lirë jam duke vizituar edhe kazinotë. Me mua së bashku vijnë edhe shokët e mi me të cilët kemi ardhur nga Amerika”, thotë Astriti. Ai shton se është një shqetësim prezenca e shumë të rinjve edhe atë nën moshën 18 vjeçare të dibranëve. Kjo nuk guxon të ndodh dhe ka nevojë për një kontroll më të madh për ata që hyjnë në kazinotë. Qëndron fakti se edhe në Amerikë një pjesë e mërgatës ka dëshirë që të rekreohet dhe të vizitojë vendet ku luhet bixhozi siç janë Atlantik Siti, Llos Anxhellos, etj. Por, kjo nuk guxon të ketë përmasa të mëdha. Është interesante të theksojmë se mes mërgimtarëve që takuam në lojërat e fatit ka edhe femra. Ata janë në pakicë por janë prezent.

Banorët dibran rritjen e numrit të kazinove dhe objektin e lojërave të fatit në pjesën dërmuese e kritikojnë. Por, ata nuk kanë mundësi të ndalen vetëm me kritikat e banorëve. Ata që kanë hapur objekte të këtilla thonë se hapja është në përputhje me ligjin. (koha.mk)

Baby Boo