Edhe Maqedonisë së Veriut i ndodh e papritura, ja cili shtet i thotë jo për negociatat


Holanda pritet që t’i thotë jo Shqipërisë për hapjen e negociatave, ndërsa po, Maqedonisë së Veriut. Por, kur duket se Maqedonia e Veriut është më pranë hapjes së negociatave, një shtet ka dalë befas kundër saj, duke deklaruar një jo të hapur.

Bëhet fjalë për Bullgarinë, e cila ka paralajmëruar se do të vendos veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i Bullgar dhe lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të saj në BE, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.

“Deri sa Komisioni për çështje arsimore dhe historike nuk ka afat, atëherë nuk do të këtë afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian. Është e papranueshme që dikush të mendon se ata thjeshtë do të përdorin Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, deklaroi Karakaçanov.

E gjitha ka të bëjë me çështje historike, pasi Bullgaria pretendon se nuk ekziston populli maqedonas, pasi ata janë bullgar.

Baby Boo