Pas Zëvendës Kryeministrit Koço Angjshev edhe deputeti i LSDM-së Hari Llkovenec në një deklaratë për 1 TV thotë se ju ka bërë thirrje partnerëve që të heqin dorë nga grandi në vlerë prej 162.000 nga Fondi për Inovacione.
“Ju bëra thirrja partnerëve që të dorëzohen nga grandi nga Fondi për Inovacion prej 160.000 eurove. Duhet të potencoj dy gjëra. E para është se asnjëherë nuk kam marr pjesë në drejtimin e firmës, kurse aksionar jam që nga viti 2000. E dyta kam firmë tjetër në të njëjtën emër dhe të njëjtë xhirollogari, firmë e cila ishte në “bombat”, e cila ishte gjobitur me qëllim në atë periudhë. Duhet të potencoj se këtë shtet duhet ta ndërtojmë me besim në institucione dhe vetëm ashtu do ta ndërtojmë Maqedoninë evropiane për të cilën ëndërrojmë”, deklaroi Llokvenec për 1TV.
Ndërkaq sot Zëvendës Kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, bëri thirrje që bashkëpronarët e firmave të tij të rishqyrtojnë vendimin për aplikim të masave nga Plani për rritje ekonomike dhe të tërhiqen./Telegrafi