Edhe Kosova po përballet me krizë energjetike


Nga e mërkura qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Ndërprerja e rrymës bëhet për dy orë për të gjithë konsumatorët, ndërsa në disa zona reduktimet zgjasin më shumë. Sipas Kompanisë së Distribuimit të Energjisë arsye për reduktimet e gjata, janë ngarkesat që po shfaqen. Që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza pajisjet.

Për situatën e krijuar, disa fajësojnë politikën e mbi 20 vjetëve të fundit – kohë pre kur Kosova ka dalë nga lufta. Të tjerë thonë se ka pasur mungesë strategjish dhe projektesh. Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” në Obiliq aktualisht prodhojnë rreth 500 megavat energji elektrike në orë, ndërsa kërkesat janë për mbi 1,100 megavat në orë. Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve. Korporata Energjetike e Kosovës njofton herë pas here për rënien e blloqeve nga sistemi. Për t’i plotësuar nevojat, Kosova është duke importuar rrymë, por me çmime më të larta, për shkak të krizës energjetike në botë. Autoritetet paralajmërojnë se faturat e energjisë elektrike mund të shtrenjtohen për 7 për qind në muajt e ardhshëm.

Baby Boo