Edhe Haradinaj e komenton Mini-Schengenin: Rama e Zaevi po e …


Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ideja e Mini-Shengenit, për të cilën po bëjnë ftesa Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, Kryeministri Shqiptar, Edi Rama dhe ai maqedonas, Zoran Zaev, vetëm po e zgjëron influencën ruse dhe kineze në Ballkan.

Rreth Mini-Shengenit pati deklarata e reagime të shumëta, ndërkaq së fundi për këtë, në një konferencë për media është deklaruar edhe Ramush Haradinaj.

Sipas tij, kjo ide e formuar nga Vucic, Rama e Zaev po e zgjeron influencën ruse dhe kineze në Ballkan, dhe thotë se kjo nuk është në interes të Kosovës.

“Mini-Shëngeni është vetëm zgjerim, pra mini-Shëngeni për të cilin po na fton Vuçiqi, Edi Rama, por edhe Zaevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Pra nuk është mini-Shëngeni interes i Kosovës. Por, as i Evropës e as i vendeve tona. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd, si ekonomi, siguri, politikë. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta, kjo influencë me automatizëm në Beograd e Kinës dhe Rusisë zgjerohet në vende tona. A ka interes Kosova që të zgjerohet influenca ruse dhe kineze në Kosovë, ajo influencë që është instaluar në Beograd, natyrisht që s’ka”, tha ai.

Tutje, në këtë konferencë Haradinaj ka folur edhe rreth diskutimit për zgjedhje të reja eventuale në Kosovë, por sipas tij duhet të zbatohet rezultati i 6 tetorit.

Ndërkaq, edhe këtu ish-Kryeministri si shumë herë të tjera, u kujdes që të bëjë një premtim për vizat, duke thënë se ato mund të liberalizohen në muajin dhjetor.

Baby Boo