Edhe babai do paguhet për 4 muaj pas lindjes!


Nuk do jenë më vetëm nënat ato që do kujdesen për foshnjën, duke u shkëputur nga puna për t’iu përkushtuar rritjes së fëmijës.

Qeveria socialiste e Pedro Sanchez në Spanjë, ka miratuar një dekret, në bazë të të cilit në vitin 2021, baballarët do kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime si nënë, duke marrë leje lindje.

Kështu pas ardhjes në jetë të fëmijës që të dy prindërit do të kenë 16 javë leje lindje, nga të cilat gjashtë të detyrueshme dhe të paguara 100%.

Gjashtë javët e para do të merren direkt pas lindjes, ndërsa dhjetë të tjerat, mund të merren gjatë vitit të parë të lindjes, në mënyrë që të dy prindërit të alternohen me leje.

Në këtë mënyrë parashikohet një ndryshim i realitetit, pasi aktualisht vetëm 2% e spanjollëve marrin leje atësie, pas lindjes, e cila aktualisht është pesë javë.

Baby Boo