Edhe Ahmeti në Prishtinë: Çështja për president shqiptar, është e hershme


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ndodhet në Prishtinë, ku ka pasur paraqitje në televizionin publik të Kosovës.

I pyetur për takimin e sotëm në Prishtinë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve të Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN) dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Ahmeti tha:

“Ideja për president shqiptar, është e hershme”.

Kjo vjen ngaqë nga Kryeministria e Kosovës njoftuan se në takim, liderët propozuan që për kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut, të dalë një shqiptar.

Baby Boo